Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale. Po ashtu është ndaluar një person i shpallur në kërkim.
Njoftohet se specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve kanë ndaluar D. C., 33 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
33-vjeçari është shpallur në kërkim si autor i dyshuar për një vjedhje të ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, në vitin 2018.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga 33-vjeçari, policia ka gjetur sendet e vjedhura, një sasi lëndë narkotike dhe municion luftarak.
Kurse, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë E. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur pompën e ujit në një pallat në lagjen nr. 13, Durrës. Gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së tre pompave të ujit në banesën e A. M., më datë 27.05.2020.
Ndërkohë, Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. K., 37 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Ford” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




