Ka ndodhur

I plagosuri në ”Don Bosko”: Po ecja në këmbë, më qëlluan nga mbrapa

Një 31-vjeçar i plagosur me armë zjarri është paraqitur në orët e para të mëngjesit te Spitali i Traumës.

Policia thotë se bëhet fjalë për 31-vjeçarin Leo Hera, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hera ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri.

Në deklaratën e dhënë për grupin hetimor, 31-vjeçari pretendon se nuk e njeh personin që ka shtënë në drejtim të tij.

Sipas tij, në momentet kur është qëlluar ka qenë duke lëvizur në këmbë.

Për shkak të errësirës, ai ka deklaruar se nuk ka mundur të shohë personin që e ka plagosur, pasi të shtënat kanë ardhur nga pas shpine.

Ai u mor në pyetje nga policia pasi është mjekuar nga bluzat e bardha dhe në vazhdim pritet të zbardhet ngjarja e plotë. Policia po heton në disa pista.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë