Ka ndodhur

Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë në Tiranë, arrestohet 47-vjeçari

Policia e Tiranës vijon operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë një aksioni të fundit të koduar “Stacioni i fundit”, policia ka sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celular.

Gjithashtu, është vënë në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë