Universitetet në të gjithë vendin do të nisin sot vitin e ri akademik 2020-2021.
Por ky 2 nëntor i gjen studentët jo në auditorë ku duhet të ishin, pasi leksionet dhe seminaret do të zhvillohen online për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Kjo praktikë në universitetet publike u vendos për herë të parë në mars të këtij viti kur qeveria vendosi masat e reja kufizuese për të frenuar pandeminë.
Edhe ky vit do të vijojë si ai që lamë pas me mësim online të paktën për 1 muaj.
Lidhur me këtë vendim një grup studentësh kanë vendosur që sot, ditën e parë të mësimit, të ngrihen në protestë para Ministrisë së Arsimit.
Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, kurse 21 mijë prej tyre nisin fakultetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




