Ka ndodhur

I dënuar në Itali për trafik narkotikësh, në pranga 41-vjeçari me dy emra

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia thotë se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.

41-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Torinos me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.  për trafik të lëndëve narkotike përmes një organizate kriminale.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë