Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive ndaj disa pronave vlera e të cilave kap shifrën e 300 mijë eurove.
Pronat i përkasin një të dënuari për trafik droge, me iniciale J. Xh.
Sipas policisë, pronat e sekuestruara janë 2 njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2 në Vlorë, 2 apartamente në Vlorë dhe 1 apartament në Tiranë, si dhe një makinë tip Renault.
Hetimet po zhvillohen për veprën penale të pastrimit të parave.
Pronari i këtyre pronave ka qenë i dënuar në Greqi për trafik droge dhe dyshohet se pasuritë i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




