Ka ndodhur

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 47-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, i dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg.

Policia thotë se është vënë në pranga Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, ndalimi i 47-vjeçarit është bërë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë