Ka ndodhur

U shpallën të humbur, nxirren të pajetë inxhinieri dhe dy punëtorët në Dibër

3 minatorët që u shpallën të humbur dje janë gjetur të pajetë në thellësi të minierës “Balgjaj”, në Selishtë.

Viktimat kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre prej orësh.

Ka qenë vëllai i njërit prej tyre që ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin, duke alarmuar dhe banorët e zonës, të cilët kanë shkuar te miniera ku ata punonin.

Policia thotë se u gjetën trupat e shtetasve: Ismail Hoxha., i cili ishte inxhinier, 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos. Çesku., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

“Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve’, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Ndërkohë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë