Ka ndodhur

Ministrja Balluku, pozitive me Covid-19

Covid-19 ka prekur edhe qeverinë. Sot, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja, Belinda Balluku, rezultoi pozitive pas testimit të kryer për COVID-19.

Sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë, ministrja paraqet simptoma të lehta, por është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ka filluar karantinimin e detyrueshëm.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë