Ka ndodhur

Prostitucion dhe shitje droge, arrestohen dy të rinj në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetas, një për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur” dhe një tjetër për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Policia thotë se është vënë në pranga 28-vjeçari me inicialet A. K., banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një 32-vjeçare.

Ndërkohë, është arrestuar edhe 26-vjeçari me inicialet A. H., banues në Mallakastër.

Sipas policisë, ai është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë