Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka përfunduar 29-vjeçar me inicialet E. Sh, pasi më 23 shtator ka goditur me thikë një 54-vjeçar, i cili mori mjekim në spital.
Po ashtu një 53-vjeçar ra në prangat e Policisë, pasi po ndërtonte pa leje një objekt me beton dhe profile hekuri.
Ai u konstatua nga specialistët për Hetimin e Krimeve dhe u dërgua në komisariat.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 53 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt (me beton dhe profile hekuri), pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




