Një 55-vjecar nga Kosova është vënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi tregtonte mish jashtë kushteve. Ai kishte ngritur një biznes të tregtimit të produkteve të mishit në Shëngjin si dhe një punishte në Tiranë. Gjatë operacionit policia dhe AKU kanë sekuestruar 528 kg produkte mishi.
Në pranga është vënë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë.
Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore,. Këtë produkt ua shiste restoranteve dhe “Fast Food-ve” në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore duke fshehur të ardhurat.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtare dhe personat e përfshirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.