Ka ndodhur

Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, vdes 30-vjeçari në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:07, në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit.

Policia thotë se shtetasi me inicialet A. B., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë