Politike

Rama pas takimit me drejtuesit e qarqeve: Meta ka dalë nga shinat

Pas takimit me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Edi Rama tha se Presidenti Ilir Meta po punon për LSI-në. I pyetur konkretisht mbi deklaratën e Ilir Metës se mazhoranca është një organizatë kriminale, Rama u përgjigj:

“Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar, sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon.

Është vërtet për të ardhur keq”.

Ndërkohë, drejtuesit politikë të PS-së në qarqe do të raportojnë çdo javë për ecurinë e procesit, takimet dhe angazhimet ndërsa vetë Rama u shpreh për mediat se ky proces po ecën mire madje sipas tij në kaq pak ditë ka edhe dhjetëra propozime për deputet për tu angazhuar në PS jo vetëm të rinj në moshë por edhe në ide, mbi 50 kandidatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë