Policia në një aksion për të kontrolluar shpejtësinë e mjeteve gjatë fundjavës ka pezulluar 35 leje drejtimi, për shpejtësi deri mbi dyfishin e normës së lejuar.
Gjatë monitorimit me radar në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan, policia thotë se ka konstatuar drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi deri në 213 km/h.
Për këtë janë vendosur 59 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe 2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
Po gjatë kontrolleve policia ka vendosur 29 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 8 masa për mosvendosje të maskës për pasagjerët në automjet që nuk kanë qenë pjesëtarë të familjes, 33 masa për parakalime të gabuara dhe 9 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
“Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë, më e pakta të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq aksidenti ju pret apo më keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




