Një aksident me pasojë vdekjen e një 78-vjeçari ka ndodhur këtë të hënë në Kavajë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:15 në vendin e quajtur “Pompat e Ujit”.
Policia thotë se një makinë ka përplasur një biçikletë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit, shtetasi Latif Gjeçi.
“Më datë 19.10.2020, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur ‘Pompat e Ujit’, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin B.H., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin L. Gj., 78 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




