Nuk janë photoshop edhe pse të gjithë do të mendoni kështu. Është thjeshtë një mënyrë që njerëzit apo dhe natyra kanë gjetur për të na treguar se gjërat e veçanta ekzistojnë dhe duhet vetëm të bësh fotografinë dhe t’ia tregosh botës.

Një tapet i bërë në Azerbaxhan që duket sikur po shkrihet. 
Në një pemë të madhe ka çelur vetëm një degë molle. 
Pasqyra perfekte për ato që e duan veten. 
Në Ishujt Faroe ndodhet dhe liqeni që “fluturon”. 
Të ndezësh dritat dhe të dalë para një ambazhur si oktapod. E frikshme! 
Luleboret po përqafohen… 
Ky trëndafil ishte i pavendosur për ngjyrën… 
Retë dhe dielli bashkuan forcat që të krijonin një pamje të tillë. 
Dikush hodhi sapun të lëngshëm në shishe dhe sapuni që kishte mbetur në fund fluturoi. 
Një ylber rrumbullak u krijua në Singapor dhe njerëzit nxituan ti bënin fotografi. 
Dikush ndezi blicin ndërkohë që po ju bënte fotgrafi boronicave dhe ato tani nuk duken të vërteta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













