Lajme

Fiskalizimi, si do të raportojnë bizneset përmes portalit SelfCare

Tatimet bëjnë me dije për të gjithë sipërmarrjet se, në e-Albania është publikuar Portali SelfCare, në versionin Test dhe Live, pasi me fillimin e zbatimit të procesit të Fiskalizimit, aplikimi nëpërmjet këtij portali do të nevojitet për të kryer procedurat e raportimi.

Tatimet nxisin që bizneset të përdorin këtë modul në versionin Test, me qëllim familiarizimin me funksionalitet e implementuara si dhe kryerjen e veprimeve testuese pa asnjë efekt në raportimin tatimor.

Ndërkohë që, në versionin Live do të mund të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për raportimet e fiskalizimit për të dhënat e njësisë së biznesit, operatorit, faturat e fiskalizuara, çeljen e arkës, etj.

Secili nga versionet e publikuara përmban edhe manualet përkatëse të përdorimit për çdo element të funksionimit.

Në portalin SelfCare mund të hyhet nëpërmjet E-Albania. Tatimet vënë në dispozicion dhe dy manuale që I ndihmojnë bzineset me mënyrën e log-imit në secilin nga versionet e tij (Test dhe Live).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë