Jete & Stil

Është plotësisht normale që prindërit e rinj të kenë mendime negative

Të gjithë kanë dëgjuar për dashurinë dhe ngazëllimin e jashtëzakonshëm që kanë prindërit e rinj.

Edhe pse të bëhesh prind mund të jetë me të vërtetë një kohë lumturie, ndjenja e shumë lloje emocionesh është më e zakonshme sesa mund të mendoni.

Hulumtimet tregojnë se lumturia e përgjithshme bie në vitin e parë të lindjes së një fëmije, veçanërisht për gratë. Edhe pse prindërit mund t’i duan shumë foshnjat e tyre, është e zakonshme të mos i duash gjërat që vijnë prej saj, të tilla si shqetësimet për para, netët pa gjumë dhe ndjenja e shkëputjes nga partneri ose miqtë tuaj.

Sidoqoftë, prindërit shpesh fshehin se si ndihen në të vërtetë, duke besuar se këto mendime janë të gabuara dhe se do t’i bënte ata të etiketohen si “prind i keq”.

Shqetësime të tilla si kjo mund të jenë një pjesë thelbësore e të mos ndjerit si një prind mjaft i mirë dhe janë gjithashtu të zakonshme në depresionin pas lindjes.

Amy Brown, një psikologe në Universitetin e Pensilvanisë ka folur me 500 prindër të cilët kanë treguar se si ndiheshin pasi lindi foshnja e tyre.

Ajo thotë se nga ky studim ka vënë re se nuk ka asnjë “mënyrë të drejtë” për t’u ndierë kur të keni një fëmijë.

Krahas ndjesive pozitive, prindërit ndien një mori emocionesh që nuk i prisnin, shpesh duke thënë se kjo ishte hera e parë që ata kishin folur hapur për ndjenjat e tyre.

Këtu ishin disa nga gjërat më të zakonshme që njerëzit ndjenin:

Mosdashja e bebes menjëherë

Mitet na kanë bërë të besonim se në momentin që lind një foshnjë, prindërit dashurohen marrëzisht me ta. Megjithëse kjo mund të ndodhë, shumë prindër folën se ndiheshin të shkëputur ose aq të rraskapitur sa nuk mund të mendonin të donin askënd.

Të tjerët ndien tronditje që një foshnjë ishte në të vërtetë këtu. Mund të jetë veçanërisht e vështirë kur mamatë kanë pasur një shtatzëni traumatike, humbje të mëparshme ose një fëmijë të parakohshëm.

Është normale që lidhja të marrë kohë. Sidoqoftë, gjëra të tilla si kontakti lëkurë me lëkurë, mbajtja e foshnjës nga afër, apo edhe një masazh i butë i foshnjës janë vërtetuar të gjitha për të ndihmuar në përmirësimin e lidhjes  dhe shëndetin mendor.

Ndjenja e paaftësisë dhe mbingarkesës

Një tjetër emocion i zakonshëm ishte ndjenja e përgjegjësisë për të qenë një prind i ri. Shumë u ndjenë të tronditur që pritej që tani të kujdeseshin për këtë foshnjë. Prindërit menduan sikur të gjithë të tjerët dinin çfarë të bënin.

Trishtohen për jetën e mëparshme

Pritja për të ardhur fëmija në jetë lidhet me lumturi që të sjellin blerja e rrobave apo dhe përgatitjet. Kur fëmija arrin, jeta papritmas ndryshon.

Amy thotë se është normale të tronditesh, të ndjehesh keq për sa të vështira mund të jenë disa pjesë dhe të pikëllohesh për jetën tënde të vjetër, edhe pse në të vërtetë nuk do ta shkëmbenit përsëri nëse do iu jepej mundësia.

“Një pjesë e prindërve ndiheshin sikur kishin humbur identitetin e tyre dhe tani ishin thjesht “mamaja e dikujt.” tha Amy.

Por të humbasësh jetën tënde të vjetër nuk do të thotë që nuk e doni fëmijën tuaj ose jeni një prind i keq.

Ndihen të bllokuar, por nuk dëshirojnë të ndahen

Prindërit gjithashtu folën për dëshirën e pushimit ndërsa njëkohësisht nuk dëshironin të ndaheshin nga foshnja e tyre.

“Nënat folën për xhelozinë ndaj partnerit të tyre që po largohej nga shtëpia për punë, por megjithatë kishin frikë se do të ishin ndarë nga foshnja e tyre nëse do të bënin të njëjtën gjë. Nëse jeni një prind i ri dhe po luftoni, është e rëndësishme të mbani mend se emocionet negative dhe të përziera janë një pjesë normale e jetës.” tha Amy.

Ajo tha se biseda me prindër të tjerë mund t’ju ​​ndihmojë të shihni se nuk jeni vetëm duke u ndjerë në këtë mënyrë. Të kesh emocione negative për njerëzit dhe gjërat që duam është gjithashtu normale. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, njerëzit gënjejnë në rrjetet sociale. Kërkimet tregojnë se është e zakonshme që prindërit e rinj të ndiejnë se duhet të ndajnë mesazhe pozitive deri në pikën që zbukurojnë apo edhe të gënjejnë për të krijuar një imazh të caktuar në botë.

Imazh ilustrues

Në tërësi, ajo që ishte e qartë nga kërkimi i psikologes ishte kompleksiteti dhe ndryshueshmëria në atë që ndjenin prindërit. Emocionet mund të ndryshojnë nga një moment në tjetrin, ose të vijnë të gjitha menjëherë.

“Të jesh prind sigurisht që nuk është e lehtë – dhe prindërit duhet ta dinë që është në rregull të ndiheni kështu.” Përfundon Amy.

Burimi: The Independent. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë