Jete & Stil

Ylber në flokë

Ndërkohë që të gjithë stilistët janë të veçantë në llojin e tyre, Mykey O’Halloran, stilisti 29 vjeçar nga Melbourne shkon përtej kësaj.

Ai arrin që çdo lloj floku, biond apo brun qoftë, ta kthejë në një ylber me plot kuptimin e fjalës.
Pasioni i tij për ngjyrat ka lindur para shumë vitesh ku kuptoi se pikërisht kjo e bënte të veçantë. Kështu ai filloi romancën e tij me ngjyrat.

Mykey nuk ka bërë kurrë as shkollë e as kurs prandaj mund të themi se ka një talent që ia ka dhënë natyra.
Modelin e parë e ka bërë para shumë vitesh dhe tani është shumë i njohur edhe në rrjetet sociale.

Ai thotë se modelet që krijon i ka aq për zemër sa të gjithave ju vendos emra. Modele që janë përqafuar shumë dhe nga klientët e tij të cilët janë të shumtë.

Mykey ka treguar në një postim të tijin se një nga klientët e tij ka kërkuar flokë të tillë sepse vëllai i tij ishte autik dhe kjo ishte një mënyrë për të hequr vëmendjen nga ai në rrugë.

E veçanta është se Myley e bën gjithë këtë për bamirësi dhe e gjithë ideja e tij është që njerëzit të kuptojnë se kanë të drejtë të shprehen ashtu si duan vetë, pa u ndikuar nga askush.

Një talent i vërtetë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë