Kombetarja

Reja: Po ndërtojmë projektin “Euro 2024”, Hysajn më kërkoi Napoli të mos e grumbulloja

Edi Reja u rikthye në Tiranë dhe doli në konferencë shtypi. Pasi ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore me Armeninë me 7 tetor dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kazakistanin me 11 tetor dhe me Lituaninë më 14 tetor, trajneri ka komentuar zgjedhjet e tij, gjendjen e skuadrës dhe objektivin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

LOJTARËT E LËNË JASHTË – Po jetojmë një moment të vështirë, edhe prej pandemisë. Jam në kontakt me klubet shpesh dhe nuk duan të japin lojtarë, për shkak se Shqipëria është zonë e kuqe. Kur të kthehen lojtarët duhet të futen në karantinë. Shikoni Napolin, çfarë po u ndodh pas ndeshjes me Genoa. Nuk është vetëm Napoli. Klubi më ka kërkuar të mos e marr në këto ndeshje.

Hysaj është me karton dhe kemi kërkesën e Napolit. Roshi është i dëmtuar në kavilje. Cikalleshi nuk është akoma në kondicionin e duhur fizik. Balaj e njoh nuk kam çfarë t’i shoh tjetër, ndaj mendova ta lë në shtëpi këtë herë. Dua t’u jap hapësirë edhe të rinjve, siç e shikoni listën. Po punojmë në funksion të EURO 2024. Kemi Mihaj, Memolla, Çepele, Doka, Selahi, Kallaku, Vrioni, Broja e të tjerë, të cilët. Janë të gjithë të rinj dhe në 2024 mund të jenë gati. Po e marrim në konsideratë edhe këtë. Do i përfshijmë gradualisht në ekip këto. Normalisht duhet të bindin. Mendova se është moment i mirë për t’i marrë dhe për t’i provuar.

NDESHJA ME ARMENINË –  Armenia ka problematikat e saj, por shqetësimi im është se cilët lojtarë do të vijnë. Do mundohemi të kemi 24-25 lojtarë, por unë do doja të kisha 27 lojtarë në dispozicion. Do presim edhe fundjavën se si do të shkojë situata, në mënyrë që deri të hënën të kemi një situatë të qartë.

NATIONS LEAGUE – Ndeshja me Lituaninë ishte problem. Kur fitojmë, mendojmë se sfida e radhës është e lehtë. Duhet përqendrim, pasi nuk ka ndeshje të lehta. Nuk ka diçka të komplikuar në grup, pasi jemi të katër skuadrat në kuotën e tri pikëve për momentin. Lojtarët e rinj nuk kanë eksperiencë, por kanë energji dhe japin maksimumin.

Duhet ta shfrytëzojmë këtë karakteristikë të tyre. Janë të rinj, që duhet të piqen si futbollistë për kombëtaren e madhe. Normalisht, duhet të kenë hapësirë për ta dëshmuar sa vlejnë. Në futboll duhet përulësi, sepse ka edhe mendjemëdhenj që mendojnë se gjërat bëhen me buton. Gjithashtu, lojtarët duhet të respektojnë vendimet e trajnerit, si kur luajnë, edhe kur nuk luajnë.

Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje. Me Lituaninë humbëm dhe kjo ndodhi sepse luajtëm keq. Ata kishin 20 ndeshje pa fitore, por humbëm për një gabim tonin. Pas çdo ndeshje duhet të jemi të qetë, të rrimë me këmbë në tokë. Sa i takon ndeshjeve të radhës, sikur të fitonim një dhe të mos humbnim tjetrën, do të ishte mirë.

OBJEKTIVAT Objektivat nuk kanë ndryshuar. Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje. Me Lituaninë humbëm dhe kjo ndodhi sepse luajtëm keq. Ata kishin 20 ndeshje pa fitore, por humbëm për një gabim tonin. Pas çdo ndeshjeje duhet të jemi të qetë, të rrimë me këmbët në tokë. Sa iu takon ndeshjeve të radhës, sikur të fitonim një dhe të mos humbnim tjetrën, do të ishte mirë, se do mbanin vendin e parë në grup.

FORMACIONI – E kemi pasur një, por për shkak të situatës së krijuar kohët e fundit e kemi të vështirë. Pres edhe Kamberin, doja ta shikoja në fushë. Kam bërë disa ndryshime. Kam marrë të rinj për t’i parë në miqësore. Nëse paraqiten mirë, mund të kapin 11-shen fikse. Përveç Veselit dhe Mihajt, që kanë bërë rotacione, dua ta shikoj edhe Kumbullën në fushë.

Është i njëjti formacion, pa shumë ndryshime. Manaj dhe Cikalleshi kanë luajtur rregullisht në sulm, por kemi thirrur edhe Brojën me Vrionin, që janë paraqitur mirë, ndaj dua t’i provoj. Memushaj ka patur probleme fizike. Në mbrojtje shoh se kemi grup të mirë. Dua të mendoj edhe për projektin e “Euro 2024”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë