Igli Tare, kapiteni më i famshëm i kombëtares shqiptare dhe një nga shqiptarët më të suksesshëm në skenën europiane të futbollit, nderohet në Itali me çmimin prestigjioz “Luani i Artë”. Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin personazhe të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.
Motivacioni i këtij vlerësimi të lartë për Taren, është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm. “Luani i Artë” është njëkohësisht një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954. Me një buxhet të limituar, Tare ka ditur të ndërtoj një ekip konkurrues duke e rikthyer Lazion pas një kohë të gjatë në Champions League. Një vit më parë, Tare ishte mes personave të nominuar për çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në botë, ndërsa këtë vit ka rrëmbyer një çmim shumë prestigjioz, “Luani i Artë”.
Gjithashtu personazhet e tjerë të vlerësuar nga bota e sporti ishin edhe ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, si dhe trajneri aktual i Atalantës, Gianpiero Gasperini.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.