Kombetarja

Ramen Çepele lë Interin dhe firmos për dy vjet te Hanoveri

Ramen Çepele, mbrojtësi i ri i Kombëtares së Shqipërisë, ka lënë Italinë dhe është transferuar në Gjermani. Ai ka firmosur për Hanoverin, që merr pjesë në Bundesligën 2. Futbollisti 17-vjeçar, i rritur tek Interi, ka firmosur kontratën e parë si profesionist dhe do të jetë pjesë e Hanoverit për dy vitet e ardhshme. Më parë te ky klub ka lënë gjurmë ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala.

Çepele u grumbullua nga trajneri Edi Reja për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, ishte një nga risitë e italianit në listë. Megjithatë, ai nuk mundi të luante asnjë minutë në këto dy ndeshje. Reja pritet ta grumbullojë edhe për ndeshjet e radhës pas disa ditësh. Mbrojtësi ka luajtur më parë për moshat e Italisë, por iu përgjigj pozitivisht ftesës së trajnerit Reja për t’u veshur kuqezi.

Njoftimi i klubit gjerman për firmën me Çepelen. Gazeta Si, 2 tetor 2020

Kalimi në Gjermani pritet t’i shërbejë Çepeles për të rritur nivelin e tij. Ai është shumë i ri në moshë dhe ka nevojë të luajë rregullisht. Ndoshta kjo është arsyeja që mbrojtësi kaloi te Hanoveri. Fillimisht, lojtari kuqezi do të jetë pjesë e ekipit U-19 të Hanoverit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë