Diçka është e sigurt! Kushdo që pëlqen udhëtimet mezi po pret të mbarojë pandemia dhe të hapen kufijtë. Shumë dhe mund të kenë bërë gati një listë të gjatë me destinacione ku do të arratisen direkt mbasi çdo gjë të kthehet në normalitet.
Këtu keni disa destinacione në Australi që mund ti vizitoni në të ardhmen.
Ferma ‘Lavender Bridestowe’
Këto fusha të mrekullueshme me livanda janë në Tasmani. Gjithçka nisi kur kimisti londinez Carmen Denny migroi në Tasmani me një pako fara livandoje në 1921 dhe tani është kjo bukuri.
Plazhi Brighton
Përgjatë gjirit të plazhit Brighton ka kabina të vogla me përmasa të njëjta por krejtësisht unike kur bëhet fjalë për modelin e tyre shumëngjyrëshe!
Broome
Vija bregdetare mahnitëse me korale të kuqe në Broome në Australinë Perëndimore krijon një ambient perfekt ndërkohë që turistët dhe vendasit bëjnë plazh.
Pyjet tropikale në Daintree
Për turistët që pëlqejnë të vizitojnë vende ku ngjyra jeshile mbizotëron, pyjet tropikale në Daintree janë perfektë.
Freemantle, Australia Perëndimore
Nuk mund të injorohet një pamje e tillë. Në qytetin bregdetar të Freemantle në Australinë Perëndimore jo vetëm që ka dyqane të mrekullueshme antike por edhe këtë vepër arti të bërë nga kontejnerë që plotësojnë një pamje ylber.
Festivali Floriade, Canberra
Për 30 ditë, Parku i Komonuelthit në Canberra kthehet në një parajsë ngjyrash. Përveç gjithë lojërave që vendosen aty, tulipanët shumëngjyrëshe plotësojnë pamjen piktoreske që duket sikur është një kartolinë nga Hollanda.
Hosier Lane, Melburn
Arti merr jetë këtu. Ky vend vizitohet nga shumë turistë pasi artistë nga e gjithë bota kanë shpalosur talentin e tyre dhe mund të themi se është një galeri arti që mund ta vizitoni pa pagesë.
Liqeni Hillier
Me siguri e keni parë këtë liqen në Instagram pasi ngjyra që ka e bën shumë të veçantë.
Liqeni Hillier mund të gjendet në Arkipelagun Recherche në Australinë Perëndimore. Zbuluar në 1802, besohet se liqeni ruan pamjen e tij të qumështit me luleshtrydhe për shkak të niveleve të larta të kripës.
Liqeni MacDonnell
Tani, bukurisë së Liqenit Hillier shtojini dhe ngjyrën blu që ndodhet në anën tjetër.
Më parë në këtë zonë ka qenë një minierë e madhe kripe e tani është kjo mrekulli ku për shkak të rrugës që ndodhet në mes, e gjithë pamja mund të shijohet më shumë.
Ishulli Lord Howe
Kjo parajsë e renditur si trashëgimi kombëtare ndihet sikur është në një botë tjetër. Ngjyrat dhe ujërat e bëjnë këtë ishull të pakonkurueshëm në Australi.
Melrose
Afër malit Remarkable në Australinë e Jugut, ky qytet i bukur por i vogël është shtëpia e vajit “Kanola”, vaj mjaft i njohur në Australi.
Melrose është qyteti më i vjetër në Flinders dhe ka shumë gjëra për të parë nëse vendosni ta vizitoni.
Uluru
E bardha nuk është vetëm një ngjyrë në këtë rast. Plazhi ku ngjyra blu dhe e bardha bashkohen më së miri dhe japin një pamje ku çdo njeri do të donte ta vizitonte një herë në jetë.
Plazhi i Bardhë
E bardha nuk është vetëm një ngjyrë në këtë rast. Plazhi ku ngjyra blu dhe e bardha bashkohen më së miri dhe japin një pamje ku çdo njeri do të donte ta vizitonte një herë në jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.