Jete & Stil

A do të paguanit për të ndjekur një influencer?

Të tronditur nga rënia e të ardhurave nga reklamat, influencuesit po shpresojnë që fansat besnikë të paguajnë për të parë videot e tyre.
“Krijuesit e Ushqimit të Shëndetshëm”, një kanal gatimi në YouTube me 2.4 milion abonentë, e kuptuan se po binin në grackën që po krijon shumë prodhues të përmbajtjes digjitale. Kanali i tyre ishte jashtëzakonisht i popullarizuar, por ata nuk po i bënin gjërat siç dëshironin.
“Ne e kuptuam se nëse nuk do të ishim të kujdesshëm, mund ta gjenim veten duke luajtur për të krijuar përmbajtje sipas rregullave të platformës, në vend të asaj që dëshironte komuniteti dhe audienca jonë,” shpjegon Ben Ebbrell, një nga bashkëthemeluesi, i cili ka pesë anëtarë që dalin në ekran dhe 18 që punojnë prapa skenave. Ata kishin parë popullaritetin e videove të tyre duke u zvogëluar në YouTube dhe nuk donin që të kishin pak shikime, është një ide që pothuajse çdo influencues e ka.
Të nxitur që do të dalin me një zgjidhje që do të mbështesnin bizneset duke i promovuar, krahas kanalit të tyre falas, ata krijuan një klub anëtarësie me pagesë ku i japin akses njerëceze për të përdorur aplikacione ekskluzive, për të krijuar një podcast javor me idetë e tyre.
Nisur në 2019 pas një viti zhvillimi, ata ishin ndër të parët në llojin e tyre. Ishte si një lloj bixhoz për YouTube-rsat të cilët vunë bast se audienca e tyre do t’i ndiqte ata edhe jashtë platformës falas. Deri më tani, një pjesë e madhe e tyre kanë pasur të drejtë. Ata kanë mijëra anëtarë dhe mes marsit dhe majit 2020, numri i anëtarëve të klubit që paguan 4.99 paund në muaj u rrit 37%.

A mund të jenë klubet e anëtarësimit rruga drejt një biznesi të qëndrueshëm për influencuesit, të ardhurat e të cilëve varen prej kohësh nga politikat e reja të platformave më të mëdha?
Tani, fitimet nuk i marrin vetëm nga klubi i anëtarësimit. Në vitin e kaluar, influencues të tjerë në Youtube, të cilët përfshijnë NELK, një koleksionist që udhëton kudo duke bërë shaka, ka rreth 22.3 milion fansa të cilët e bëjnë atë një emër të njohur dhe kanë krijuar skemat e tyre të anëtarësimit. Për Paul’s Maverick Club dhe NELK’s Send Club, anëtarët paguajnë 20 dollarë për të parë udhëtimet e tyre. Ata mund të hartojnë një të ardhme të re për super yjet e rrjeteve sociale dhe një mënyrë që ata të bëjnë më drejtpërdrejt në lidhje me audiencat e tyre. Ndoshta gabim, por ato janë mënyra më e mirë për të fituar famë në internet.
Duke kërkuar sigurinë e të ardhurave të qëndrueshme, krijuesit shpesh mbështeten në platforma për të siguruar një bazë fillestare të të ardhurave nga reklamat dhe shikimet me financimet nga rrjetet sociale.

Kush përfiton më shumë?
Aftësia për të ndjekur më nga afër përdoruesit një element kryesor për të kuptuar se çfarë lloj përmbajtjeje ata pëlqejnë dhe si ta paraqesin atë para audiencës, është gjithashtu e mundur nga klubet e anëtarësimit.

“Ata janë në gjendje të kenë pronësinë e plotë të audiencës së tyre dhe të dhënave që vijnë me të”, thotë konsulentja e pavarur e zhvillimit të audiencës në YouTube Leslie Datsis, me qendër në Arlington në shtetin e Virxhinias të SHBA.
Kjo mund të ndihmojë në nxitjen e suksesit në të ardhmen për krijuesit, por gjithashtu të jetë i dobishëm për audiencat, duke u treguar atyre më shumë video që mund t’u pëlqejnë.
Por megjithëse ndjekësit besnikë mund të përfitojnë nga video potencialisht më të mira në klubet e anëtarësimit, mund të ketë gjithashtu një dobësi të dukshme për fansat sepse do të jenë të detyruar të japin të dhënat e tyre personale. Ata që kalojnë orë të tëra duke konsumuar video mund ta gjejnë veten shpejt duke mbështetur krijuesit e tyre të preferuar në internet përmes tarifave të anëtarësimit. Ndërsa sasia e kohës dhe përpjekjes që shkon për të prodhuar video në YouTube, rritet në nivele të ngjashme me një shfaqje televizive tradicionale, kështu rriten pritjet e shumë krijuesve për të marrë një kthim domethënës financiar nga puna e tyre e vështirë. Dhe në një botë ku ne paguajmë për pajtime të shumta në shërbimet e transmetimit, krijuesit mund të jenë në gjendje të përdorin zakonet që shumë njerëz i kanë krijuar tashmë.
“Për mua, ajo që këto skema të anëtarësimit sinjalizojnë është edhe një hap tjetër drejt industrisë së influencuesve që duket gjithnjë e më shumë si media tradicionale ndaj të cilave fillimisht u mbështet. Ekziston një shkëlqim dhe komercializëm që kundërshton cilësinë shtëpiake, për të cilën ende përpiqen shumica e krijuesve të videove, pa marrë parasysh nëse kanë ndonjë funksion në jetën e tyre ose jo,” thotë Ebrell.
Burimi:BBC. Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë