Lituania vjen në Tiranë me kujtime të hidhura. Kundërshtari i nesërm i kuqezinjve në Ligën e Kombeve ka pak histori me Shqipërinë sa u takon përballjeve mes tyre. Takimi i fundit është miqësorja e 26 marsit të vitit 2013, kur Kombëtarja jonë drejtohej nga trajneri De Biazi dhe fitonte thellë, 4-1.
Një triumf i bukur i kuqezinjve mes baltës së “Qemal Stafës” në atë kohë. Serinë e golave e hapte Alban Meha me një perlë, një goditje dënimi të ekzekutuar mjeshtërish nga rreth 35 metra larg portës. Brenda pjesës së parë do të shënonin edhe Edgar CCani dhe Migjen Basha. Në pjesën e dytë lituanezët shkaktuan një autogol, duke e vulosur rezultatin në 4-1.
Përveç kësaj ndeshjeje, në historikun mes dy skuadrave janë edhe tri sfida të tjera, dy zyrtare dhe një miqësore. Në vitin 1992, në eliminatorit e Botërorit 1994, Shqipëria e ka mundur Lituaninë 1-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit u mund 3-1 në transfertë. Miqësorja tjetër, e luajtur në Shqipëri në vitin 2006, është fituar nga lituanezët me rezultatin 1-2.
Shqipëri-Lituani 4-1
Shqipëria: Berisha (Ujkani 23’), Lila (Hysaj 78’), Osmani, Mavraj, Agolli (Veliu 83’), Meha (Hyka 76’), Basha, Lilaj (Vila 81’), Rama (Vajushi 64’), Bogdani (Cana 71’), Çani (Sadiku 64’). Trajner: Xhani De Biazi
Lituania: Setkus, Freidgeimas, Palionis, Andiuskevicius, Mikuliunas, Cesnauskis, D.Ivaskevicius, Panka, E.Cesnauskis, Novikovas, Matulevicius. Trajner: Çaba Lashlo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




