Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Reja zgjedh “luftëtarët” e tij, Cikalleshi-Manaj në sulm

Nuk ka asnjë debutues në formacionin titullar të Shqipërisë për ndeshjen me Bjellorusinë, e para në grup për Ligën e Kombeve. Trajneri Edi Reja, ashtu siç e pohoi vetë në konferencë shtypi, nuk ka rrezikuar asgjë, nuk ka bërë asnjë eksperiment, por u ka besuar titullarëve të ndeshjeve të fundit, me skemën 3-5-2.

Në portë është Tomas Strakosha, kurse në mbrojtjen me 3 luajnë Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli. Hysaj dhe Trashi janë dy lojtarët e krahëve, që do të ndohmojnë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Nq qendër të mesfushës do të jenë Gjasula, Bare dhe Abrashi, kurse në sulm dyshja Cikalleshi-Manaj, e preferuara e Rejës.

Odise Roshi dhe Armando Sadiku e nisin nga stoli. Në varësi të rezultatit, sot mund të aktivizohet për herë të parë me Kombëtaren edhe mesfushori Qazim Laçi, një nga risitë e trajnerit italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë