Padyshim, standardet e sotme të bukurisë thonë se femrat duhet të mbajnë grim në jetën e tyre të përditshme, të shkojnë në palestër, të kenë forma dhe të duken sa më të reja. Sidoqoftë, ajo që e bën sot të ndryshme nga e kaluara është se ne gjithashtu mund të tregojmë veçantinë tonë, pasi shoqëria është bërë më gjithëpërfshirëse. Tendencat e reja janë të gjitha të ndikuara nga historia dhe zhvillimet teknologjike për të cilat do të flasim tani.

Televizioni dhe kinemaja ndryshuan mënyrën e përdorimit të grimit
Në vitet 1950 filluan filmat me ngjyra të bëheshin të njohur dhe femrat filluan të përdornin grimin duke parë dhe aktoret në ekranin e televizorit. Aktore si Clara Bow, Elizabeth Taylor dhe Marilyn Monroe ishin disa nga më të pëlqyerat. Që atëherë, grimi ka qenë një pjesë e madhe e jetës së shumë femrave. Në fakt, industria globale e kozmetikës mendohet të ketë një vlerë rreth 640 miliardë dollarë në vitin 2020.

Ideja jonë për trupin ideal ndikohet nga të famshmit
Në vitet 1950-1960, filloi të merrte jetë ideja se trupat e hollë të ishin më të shëndetshëm dhe më tërheqës. Ikona të bukurisë si Brigitte Bardot, Audrey Hepburn dhe Sophia Loren ndikuan në mënyrë të konsiderueshme në këtë tip ideal të trupit. Më vonë, pamja prej supermodeleje e viteve 1990, e bërë e njohur nga Naomi Campbell, Kate Moss dhe Claudia Schiffer, u bë modë. Këto tendenca ekzistojnë edhe sot si një formë ideale trupi që njihet dhe si “90-60-90”.

Vitet 1980 na bënë fanatikë të palestres
Që nga vitet 1980, femra si Jane Fonda e kanë bërë palestrën të domosdoshme. Sot, mediat inkurajojnë femrat që të frekuentojnë palestrën në mënyrë që të kenë forma dhe të jenë të dobëta. Sidoqoftë, ky trend vjen me një dobësi, kryesisht për shkak të presionit të mediave sociale të ditëve të sotme. Në vend që të inkurajojë një mënyrë jetese më të shëndetshme, një studim tregoi se ai mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor të shumë femrave.

Fotoshopi ka ndryshuar mënyrën se si e shohim veten
Ka shumë njerëz që ndihen keq emocionalisht pikërisht sepse idhujt e tyre duken perfekt në foto. Sot, ne kemi një gamë të gjerë përbërjesh dhe produktesh që mbulojnë dhe heqin njollat, strijat, celulitin dhe problemet e lëkurës siç janë shenjat e lindjes.
Gjatë 25 viteve të fundit, teknologjia është bërë aq e përparuar sa që ndonjëherë është e vështirë të thuash kur është përdorur në të vërtetë fotoshopi, duke krijuar standarde joreale për gratë.

Shoqëria po bëhet gjithpërfshirëse
Ky është një ndryshim shumë i mirë përsa i përket standartit të bukurisë. Sot njerëzit i pranojnë të tjerët pavarësisht formave apo ngjyrës ku vlen të përmendim Jamie Brewer, Winnie Harlow dhe Tess Holliday.
Sidomos në modë, modele nga prejardhje të ndryshme etnike përfaqësojnë marka të njohura si Gucci që ka modele totalisht jashtë atij standarti bukurie që me dijeni apo pa dijeni, ne njerëzit e kemi vendosur.
“Rihanna’s Fenty Beauty” ka krijuar fondatinë për të gjitha llojet e fytyrave. Standartet e bukurisë kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë.
Burimi: BrightSide. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



