Caroline Barnes, 56 vjeç nga Portsmouth ka gjetur një mënyrë komplet ndryshe për të shprehur zhgënjimin si dhe ndikimin që Covid-19 ka pasur në jetën e saj.
Ajo bën art në bukë! Po po, ndërsa ne të tjerët mezi presim të mbarojmë mëngjes dhe të fillojmë ditën, Barnes bën të kundërtën, e shijon mëngjesin deri në ekstrem mund të themi. Ajo krijon kryeveprat botërore me bukë, djathë, proshutë.
‘Puna e saj’ e parë ishte në mars kur ajo filloi të punonte nga shtëpia. Është piktura e famshme “Britma” i Edvard Munch dhe u nxit nga anulimi i një udhëtimi të planifikuar.

Barnes, punonjëse e burimeve njerëzore në Universitetin e Portsmouth, tha se për shkak të pandemisë, ajo nuk mund të kryente vizitat e saj mujore në Galerinë Kombëtare.
Për këtë arsye, ajo mendoi një mënyrë për të sjellë artin në shtëpinë e saj.
“Mendova të përpiqesha të transferoja artin që më mungonte në shtëpi. Doja të provoja dhe të ndërthurja pasionin tim për të vizituar galerinë me nevojën për të bërë mëngjes çdo ditë.” tregon Barnes.

Ajo këtë gjë e postoi në një grup të Universitetit dhe lëvdatat e kolegëve e shtynë të vazhdonte më tej.
Ajo tha se edhe pse ka bërë piktura që nuk janë më të pëlqyerat e saj, ajo prap e ka shijuar gjithë procesin dhe padyshim e ka ngrënë me shumë dëshirë.
“Unë e bëra trupin e gruas me shumë proshutë që të merrte formë dhe dihet se diçka e tillë shijon më shumë.” tregon ajo.

Ajo tha se çdo ditë mendon për veprën e rradhës dhe mënyrën si do i kombinoje produktet dhe se kjo tashmë i është kthyer në punë pasi i kushton vëmendje dhe kohë.
Barnes është frymëzuar nga një udhëtim në Japoni në 2019 ku ajo pa “artin e mrekullueshëm të ushqimit” për herë të parë.
Burimi:BBC. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



