Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2015, Svetllana Aleksievich, u thirr para Komitetit Hetimor të Minskut si anëtare e Këshillit Koordinues të Opozitës Bjelloruse në kërkim të një tranzicioni demokratik në zgjedhje të reja pas presidencialeve të kontestuara më 9 gusht në Bjellorusi ku u rikonfirmua presidenti Aleksandr Lukashenko në krye të vendit të Europës Lindore. Zgjedhje që megjithatë nuk bindin asnjë nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe shqetësojnë Bashkimin Europian, duke pasur frikë nga një kthesë e mëtejshme autoritare në Minsk.
Nuk është hera e parë që shkrimtarët dhe artistët kanë përfunduar në dorë të Lukashenkos, i cili, në shtypjen pas protestave, ka arrestuar tashmë dhjetëra aktorë, fajtorë për kundërshtimin e tij. Për këtë arsye, bota intelektuale europiane mbetet pezull për të parë imazhet, të transmetuara nga media ukrainase, të një fitueseje të Çmimit Nobel për Letërsi që hyn në zyrën e prokurorit për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me rolin e saj në opozitë. Një shenjë tjetër e frikës së qeverisë së Minskut, është trembja nga një grusht shteti dhe i kërkoi prokurorit të hapte një hetim.
“Ne nuk jemi fajtorë për asgjë. Ne thjesht duam të jetojmë në një vend të lirë”, tha autorja e “Lutje për Çernobilin” pas të drejtës së saj për të mos dëshmuar kundër vetes para Komitetit Hetimor të Minskut. “Lukashenko deri më tani flet vetëm me Putinin. Ne kemi nevojë që ju të flisni me popullin. Disi duhet të përfshijmë Putinin dhe botën në bisedë, në mënyrë që Lukashenko të fillojë të negociojë”. Kanë qenë të shumtë mbështetësit e shkrimtares bjelloruse jashtë zyrave të Komitetit Hetimor në të cilin ka qenë Aleksieviç për një kohë të shkurtër. “Sa më shumë që do të jemi të bashkuar, aq më të fortë do të jemi dhe më shumë shanse do të kemi për të siguruar që autoritetet të pranojnë dialogun”, mbylli fjalimin shkrimtarja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



