Fshati biblik i Bethsaidas ku Jezusi bëri disa nga mrekullitë e tij është identifikuar nga arkeologët pas 32 vite gërmimesh. Fshati ekziston dhe sot shtrihet në gërmadha vetëm një milje nga Deti i Galilesë, besojnë arkeologët.
Në Bibël, Bethsaida ishte shtëpia e dishepujve Pjetër, Andrea dhe Filip dhe pikërisht aty Jezusi kreu disa nga mrekullitë: Ushqeu 5000 vetë me dy peshq; eci mbi ujë; i ktheu shikimin një të verbëri. Arkeologët kanë punuar për 32 vjet për të gjetur fshatin e humbur, i cili sipas gojëdhënës u shkatërrua sepse banorët nuk arritën të pendoheshin.
Tani profesori Rami Arav i Universitetit të Nebraskës thotë se nuk ka dyshim se Et-Tell, në lartësitë Golan pranë grykëderdhjes së Lumit Jordan, është vendndodhja e fshatit biblik.
Profesori tha se gjetjet kanë bindur jo vetëm atë por edhe ekspertë të tjerë.
Për të argumentuar gjetjet e tij, Arav i referohet historianit romak, Titus Flavius Josephus, i cili përshkruan vendndodhjen e Bethsaidas pikërisht pranë grykëderdhjes së Lumit Jordan.
Profesori thekson gjithashtu përshkrimin se si Bethsaida u quajt Julias, si gruaja e perandorit romak Augustus.
Emri Bethsaida përkthehet si “shtëpi e peshkimit dhe gjuetisë” dhe Arav beson se kjo është një e dhënë tjetër.
Burimi: DailyMail. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.