Jete & Stil

Njeriu me flokë pesë metra të gjatë, pa i larë për 80 vjet

Ndërsa izolimi nga koronavirusi bëri që shumë burra të rrisin flokët e tyre më shumë se zakonisht, askush nuk krahasohet dot me Nguyen Van Chien, 92-vjeçari nga Vietnami i cili ka flokë plot 5 metra të gjatë dhe për 80 vite nuk i ka prerë, larë apo krehur.
“Unë besoj se nëse i shkurtoj flokët do të vdes dhe nuk guxoj të ndryshoj asgjë, madje as ti kreh.” tha Chien, i cili është pjesë i një besimi që thotë se nuk duhet të ndryshosh asgjë.
Chien, i cili adhuron nëntë fuqi dhe shtatë perëndi, beson se ishte thirrja e tij për të rritur flokët.
Atij iu kërkua që ta shkurtonte kur ishte në shkollë, por pas klasës së tretë, vendosi që ti linte ashtu siç janë, pa ndryshuar asgjë.
 “Mbaj mend që flokët e mi ishin të zinj, të trashë dhe të fortë. Unë i krehja por kur dëgjova thirrjen nga fuqia hyjnore, e kuptova menjëherë se jam i zgjedhuri ”, tha ai.
Ai thotë se tashmë flokët janë ngjitur në kokën e tij dhe janë bërë totalisht pjesë e tij.
Chien ndjek një besim gati të vjetëruar të njohur si “Dua”, feja e kokosit, e quajtur me emrin e themeluesit të saj i cili pretendoi se ai mbijetoi vetëm duke konsumuar arrë kokosi për të ruajtur gjallërinë e tij. Dua është i ndaluar në Vietnam dhe kategorizohet si një besim i rremë.
Djali i pestë i Chienit, Luom, 62 vjeç, e ndihmon atë të menaxhojë flokët e tij gjigante. Edhe ai beson në lidhjen midis flokëve dhe vdekshmërisë.
“Këto gjëra duken të thjeshta, por janë të shenjta,” tha Luom.
Burimi:TheGuardian\Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë