Keshilla

4 modele flokësh që mund t’ju shkaktojnë dhimbje koke

Dhimbja e kokës mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme: stresi, presioni i lartë i gjakut, një dëmtim apo edhe moti mund ta shkaktojnë atë. Mënyra që ju zgjidhni të kapni flokët tuaja gjithashtu mund të jetë një faktor që ju jep dhimbje koke. 4 nga modelet që mund t’ju shkaktojnë dhimbje koke janë dhe këto:
Bishti hollë gërshet

Nën folikulat e flokëve tuaj dhe në kokën tuaj ka nerva shumë të ndjeshëm që mund të ndiejnë dhimbjen. Një bisht i hollë mund të shkaktojë një ndjesi shtrëngimi në shumë nerva menjëherë, gjë që mund të rezultojë në dhimbje koke. Kjo gjendje është mjaft e zakonshme dhe është e njohur si sindromi i dhimbjes së kokës për shkak të bishtit të kalit.
Shiriti në kokë

Njerëzit që vendosin shirita të ngushtë në kokë gjithashtu mund të vuajnë nga dhimbja e kokës. Kjo konsiderohet si një dhimbje koke e kompresimit të jashtëm dhe mund të ndodhë kur diçka e vendosur në kokën tuaj bën presion të vazhdueshëm në ballë. Kjo lloj dhimbje koke shpesh përshkruhet si presion i moderuar, i vazhdueshëm dhe dëmton më së shumti zonën ku objekti po shtyp në kokën tuaj. Nëse mbani në kokë një gjë të tillë për një kohë të gjatë, dhimbja mund të përkeqësohet.
Gërsheta të ngushta

Gërshetat tepër të ngushta gjithashtu mund të shkaktojnë një dhimbje koke. Kur flokët tuaj janë të dendur shumë, gërsheti bën presion shtesë në kokën tuaj dhe, përveç që dëmton flokët tuaj, mund të çojë në një dhimbje koke. Ekspertët mjekësorë besojnë se disa njerëz preken nga dhimbje koke të kompresionit të jashtëm më shumë se të tjerët për shkak të faktorëve themelorë. Për shembull, disa gra mund të kenë kokë më të ndjeshme gjatë ciklit të tyre menstrual.
Zgjatja e flokëve

Zgjatjet e flokëve të shtrënguara fort mund t’ju japin një pamje të mrekullueshme, por ato gjithashtu mund të çojnë në një dhimbje koke të fortë. Shtimi i asaj peshe në flokët tuaj krijon tension në kokën tuaj dhe tërheqja e tepërt në kokë dhe gjëndrat e flokëve mund të bëjë që nervat në lëkurën e kokës të bëhen të ndjeshme. Në dallim nga çdo model tjetër, zgjatjet e flokëve janë aty gjithë kohës duke shkaktuar presion të vazhdueshëm në kokën tuaj.
Por, si të shpëtoni nga dhimbja e kokës për shkakt të stilimit të flokëve?
Masazhoni butësisht kokën në zonën ku ndjeni dhimbje dhe merrni frymë thellë.
Shmangni objektet zbukuruese në kokën tuaj. Përdorni modele që nuk bëjnë shumë presion në lëkurën e kokës suaj: një kapje e lirshme, një gërshet i lirshëm apo dhe pa i kapur fare.
 Flini sa duhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë