Personat që përdorin syze kanë një problem më shumë sesa të tjerët kur bëhet fjalë për të mbajtur një maskë për shkak të Covid-19.
Ajri që del nga maska mblidhet në xhamat e syzeve çka bën që të krijohet avull dhe rrjedhimisht bëhet e vështirë të shikosh.
Por, ka disa mënyra ta parandalosh këtë.
Një ndër mënyrat është që të sigurohuni që syzet të mbyllin hapësirën që krijohet mes syzeve dhe maskës, sipër hundës. Kjo do ta ndaloje ajrin të dalë.
Një tjetër opsion është të përdorni një pecetë.
Merrni një pecetë dhe paloseni disa herë derisa të jetë e përshtatshme për pjesën e sipërme të maskës. Ngjiteni ose vendoseni tek maska. Kjo mënyrë do të mbyllë hapësirat mes maskës dhe fytyrës.
Gjithashtu mund të lidhni të dyja anët e lidhësve të maskës. Kjo do krijojë një formë të maskës që është perfekte për fytyrën tuaj.
Larja e syzeve me sapun dhe ujë dhe ti lini të thahen vetë bën që të krijohet një shtresë e hollë tek xhamat e syzeve çka bën që mos të krijohet avull te to sado që ajri që del nga maska të përpaset me xhamat e syzeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


