Keshilla

Po ju bëjnë të ndiheni keq gjithë këto që po ndodhin? E ka një shpjegim për këtë

Duke filluar me zjarret në Australi, frika për fillimin e Luftës së tretë botërore, tërmetet, pandemia e koronavirusit dhe së fundmi shpërthimi në Bejrut, nuk është aspak çudi që shumë prej nesh e kanë të vështirë të përpunojnë gjithçka që po ndodh në botë.
Përkufizuar nga psikologët Dr. Marty Seif dhe Dr. Sally Winston si "një tipar i bazuar në biologji që përjetohet si një mendim i përsëritur, një ndjenjë e të qenit i zhytur në shqetësime, mendime imagjinare në imazhe dhe pamje katastrofike dhe një tendencë për të menduar më të keqen gjithë kohës" që shkurt njihet si "mendje ngjitëse" domethënë që këto njerëz, lajmet që i dëgjojnë, i mbajnë në mendje me orë ose ditë të tëra.
Kjo ndodh sepse njerëzit me mendje ngjitëse zakonisht e gjejnë veten të rrethuar nga ndjenja të forta ankthi dhe luftojnë për të "ndarë" ato ndjenja dhe për t'i lënë anash lajmet që ata lexojnë apo dëgjojnë për të vazhduar me jetën normale, si shumica e njerëzve.
Gjithashtu, këto njerëz përjetojnë një ndjenjë të rritur të përgjegjësisë dhe kanë tendencë të shqetësohen nëse ata kanë kaluar kohë të mjaftueshme duke parë lajmet, madje mendojnë se janë egoistë nëse vazhdojnë jetën e tyre pa i interesuar çfarë po ndodh me të tjerët.
Problemi, siç theksojnë Seif dhe Winston, është se mendimet e përjetuara nga njerëzit "nuk u përgjigjen përpjekjeve të drejtpërdrejta për t'i hequr qafe" dhe në vend të kësaj përkeqësohet ndërsa i sëmuri përpiqet të përgjigjet ose thjesht të eleminojë shqetësimet në mendjen e tyre. Atëherë, çfarë mund të bëjmë nëse një lajm na jep shqetësime dhe ankth?
 Të kuptuarit e aspektit “ngjitës” të mendjes dhe të zgjidhni të pranoni se e keni këtë tipar është gjysma e betejës.
"Mënyra më efektive për të jetuar me një mendje ngjitëse nuk është të luftoni me të, por të ndryshoni marrëdhëniet tuaja me të," shkruajti dyshja së fundmi në Revistën "Psychology Today".
Ato thonë që kjo do të thotë të kesh një pamje më të gjerë, një hap prapa, një qëndrim kureshtjeje dhe humori në vend të gjykimit, alarmit dhe urgjencës. Diçka që mund të bëni, sipas psikologëve është të filloni një "dietë të lajmeve". Sigurisht, është e rëndësishme të jemi të informuar (veçanërisht në klimën aktuale politike dhe sociale), por pa e vendosur mbi supet tuaja peshën e botës.

"Truri ynë është i befasuar nga të gjitha përpunimet dhe nuk ka kohën e duhur për të përpunuar dhe marrë vetën informacionin që duhet. Kjo mund të bëhet problem.” tha terapisja Kate Hogan.
 Në të vërtetë, ashtu si përpiqemi të ushqehemi shëndetshëm dhe të sigurohemi që pimë mjaft ujë për tu kujdesur për shëndetin tonë fizik, të mendosh për lajmet që shikojmë, lexojmë dhe dëgjojmë mund të jenë po aq të rëndësishëm për shëndetin tonë mendor.
Përballja me ankthin
Nëse lajmet aktuale po ju shqetësojnë është e rëndësishme të mbani mend se është plotësisht normale të ndjeheni ashtu por pa kaluar në ankth dhe pa ndikuar në gjendjen tuaj mendore.

Burimi:Stylist\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë