Keshilla

A është e sigurt të shkosh në palestër gjatë pandemisë?

Kjo varet nga vendi ku jetoni dhe masat paraprake që merrni ju dhe palestra.

Nëse rastet e COVID-19 nuk kontrollohen mirë atje ku jetoni, ekspertët thonë se është mirë të qëndroni larg. Por nëse jetoni në një zonë ku përhapja e koronavirusit është nën kontroll, ka mënyra për të minimizuar rrezikun kur shkoni për t’u stërvitur.

“Për të siguruar që të gjithë të qëndrojnë të paktën 6 metra larg, palestrat duhet të ndërmarrin hapa kufizimi i numrit të njerëzve të lejuar brenda”, thotë Dr. Marybeth Sexton, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Emory.

“Shmangia e dhomës ku mbahen dollapët, sjellja e shisheve të ujit me vete dhe përdorimi i dezinfektuesit të duarve gjithashtu ndihmon në uljen e rrezikut”, thotë Sexton.

Qendra e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu sugjeron të kontrolloni në internet për aktivitete që janë në mjedise të hapura.

Stafi i palestrës duhet të pastrojë veglat e ushtrimeve ndërmjet përdorimeve dhe rregullisht të pastrojë zona të tjera të prekura shpesh me produkte që shkatërrojnë viruset.

Ekspertët thonë se mbulimi i fytyrës duhet të bëhet në palestër kurdo që të jetë e mundur.

Sexton sugjeron gjithashtu mbajtjen e një maskë rezervë. Nëse maska që vendosni laget, mund të mos jetë më aq efektive.

Edhe për ata që janë të kujdesshëm, palestrat paraqesin rrezik. Shumë syresh janë brenda, ku ajrimi është i kufizuar dhe distancimi shoqëror mund të jetë sfidues. Në një pandemi të vazhdueshme, nëse mund të djersiteni dhe të humbni kalori gjetkë,  pa u rikthyer përsëri në palestër, kjo është alternativa më e mirë, sipas Sexton.

“Nëse mund të stërviteni jashtë, kjo është më e sigurt se sa të jeni në palestër,” tha ajo.

Burimi: Bloomberg. Solli në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë