Është e jashtëzakonshme se sa ndikim ka mendja mbi trupin. Ne jemi në gjendje që t’i bëjmë trupat tanë të arrijnë gjëra të pabesueshme me forcën e vullnetit, megjithatë të vësh veten nën stres shumë mund të dëmtojë mirëqenien tënde fizike, mendore dhe emocionale.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për punë, shtëpi apo stres të lidhur me financat, për të përmendur disa, është shumë e zakonshme. Me stresin që ka një ndikim negativ në jetën tuaj të përditshme, është e rëndësishme të mësoni se si ta njihni dhe menaxhoni atë.
Psikologët në Universitetin e Nju Jorkut kanë treguar disa shenja që trupi juaj ka në momentin që ju jeni në një stres të madh.
1. jeni gjithmonë të sëmurë
Stresi dobëson sistemin tuaj imunitar, duke ju bërë shumë më të ekspozuar ndaj ftohjes dhe infeksioneve. Nëse vazhdimisht nuk ndiheni mirë ose ndjeheni të pafuqishëm, mund të lidhet drejtpërdrejt me nivelet tuaja të stresit.
2. Lodhje ose humbje energjie
Edhe nëse jeni duke fjetur 7-8 orë gjumë të rekomanduara për një natë, stresi bën që trupi të ndjehet i lodhur fizikisht. Nëse ndiheni sikur nuk mund ta mposhtni këtë ndjenjë, është një shenjë tjetër që tregon se trupi juaj është nën një presion shumë të madh.

3. Vuani nga pagjumësia
Ndërsa ekzistojnë shkaqe të ndryshme të çrregullimit të gjumit, ekziston një lidhje midis stresit dhe dëshirës për të fjetur. Nëse kohët e fundit ju është kthyer në një mision të pamundur të flini gjumë në darkë, mund të vuani nga pagjumësia akute e shkaktuar nga stresi i lartë. Psikologët këshillojnë që të mundoheni të bëni ushtrime ose të meditoni. Kjo do ju ndihmojë të qetësoni trurin para gjumit.

4. Keni vazhdimisht dhimbje koke
Pothuajse të gjithë kanë përjetuar dhimbje koke të shkaktuara nga stresi. Ndërsa stresi mund të jetë një pjesë e pashmangshme e jetës tuaj, të merrni medikamente sa herë keni dhimbje koke mund të shkaktojë dëme kështu që psikologët këshillojnë që në fillim duhet të mendoni si të lehtësoni stresin përmes relaksimit.
5. Dhimbja e muskujve
Dhimbjet e muskujve është një simptomë e zakonshme e stresit. Stresi mund të ndryshojë nivelin e adrenalinës dhe hormoneve tuaj duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në muskujt dhe nervat tuaja.

Tensioni në shpatulla, qafë dhe kokë mund të shkaktojë dhimbje koke ose migrenë që vetëm do të rritin nivelin e stresit. Nëse ndiheni sikur po i bëni shumë presion vetes, psikologët sugjerojnë që të bëni një masazh, të dilni në ajrin e pastër dhe të flini mjaftueshëm.
Burimi:Instyle\Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



