Nëse keni pasur ndonjëherë një djegie nga dielli, ju e dini se sa e dhimbshme është. Ndoshta jeni betuar që nuk do të ndodhte kurrë më, ose keni përdorur krem kundër diellit dhe përsëri jeni djegur edhe pse në masë më të vogël. Prandaj, ekspertët kanë zbuluar mënyra të reja se si t’i trajtoni djegiet nga dielli.
“Si rregull, djegiet e diellit ndodhin kur lëkura juaj ka qenë shumë e ekspozuar ndaj diellit dhe këto djegie që mund të rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës i cili është melanoma,” thotë dermatologe Karen Kagha,
Për fat të mirë, dermatologët thonë se djegia nga dielli mund të mjekohet në shtëpi dhe ka disa mënyra.
“Ndërsa dielli rrit temperaturën e trupit tuaj, ju humbni ujë dhe elektrolite kur djersini, të cilat mund të ju dehidrojnë, një gjendje kjo që bën që zemra mos të funksionoje si duhet dhe shfaqen probleme shëndetësore. Të konsumosh ujë gjithë kohës është shumë e rëndësishme dhe absolutisht nuk duhet të shmanget si proces,” thotë doktoreshë Nikhil Dhingra nga Dermatologjia e Spring Street në Nju Jork.
Ne nuk i japim rëndësinë e duhur këtij fakti por koka është duke u ekspozuar direkt në diell kur jemi jashtë.
“Shmangni kondicionerët sepse ato mund të bllokojnë poret duke bllokuar më shumë nxehtësinë në kokën si dhe tharësen e flokëve, qëndroni të hidratuar mirë dhe merrni aspirinë ose ibuprofen për të ndihmuar në lehtësimin e çdo shqetësimi. Ju gjithashtu duhet të pini shumë ujë dhe të vendosni lecka të ftohta në kokën tuaj” tregon Hope Mitchell Themelues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Mitchell Dermatology në Ohio.
Përveç çdo produkti tjetër të fytyrës, të gjithë duhet të kemi dhe krem që trajton djegiet në fytyrë. Jessica Wu dermatologe në Los Angeles, tregon se duhet të merrni një leckë të hollë dhe ta bëni me caj jeshil duke e aplikuar në fytyrë 5 deri në 10 minuta.

“Çaji jeshil përmban antioksidantë për të ndihmuar në luftimin e dëmtimit të rrezatimit ultraviolet nga dielli. Nëse jeni duke kërkuar produkte për lëkurën zgjidhni ato që përmbajnë përbërës qetësues si aloe, bollgur ose kamomil. E rëndësishme është që të tregojmë sa më shumë kujdes dhe të shmangim çdo qëndrim jashtë në diell për një kohë të gjatë,” shpjegon mjekja.
Burimi:The Zoe Report\Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



