Policia e Fierit ka goditur 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Fierit ka vënë në pranga tre vëllezër nga Mallakastra që kishin mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar, si edhe një 60-vjeçar në Roskovec, i cili kishte mbjellë lëndën narkotike në tokën e tij.
Në pranga janë vënë shtetasit S. L., 29 vjeç, B. L., 30 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Rromës.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Vloshë, Roskovec, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike canabis sativa në tokën e shtetasit B. H., 60 vjeç. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.