Ekonomi

Paraja me të vërtetë mund të blejë lumturinë, por recesionet mund të ta rrëmbejnë atë

Sondazhet nga 145 vende tregojnë se qytetarët më të pasur të tyre janë më të kënaqur dhe më të sigurt

Produkti i brendshëm bruto (PBB), vlerësuesi më i zakonshëm i zhvillimit kombëtar, ka ngjallur debate në vitet e fundit. Kritikët thonë se llogaritjes së shpenzimeve të një vendi për mallra, shërbime dhe investime i mungon vlera e plotë që qytetarët marrin nga produkte të tilla si Google dhe Facebook.

Të bekuar janë të pasurit në shpirt

Ata gjithashtu vërejnë se PBB injoron aspektet e tjera të zhvillimit, përfshirë shëndetin personal, kohën e lirë dhe lumturinë. Këto kritika ndoshta e ekzagjerojnë dështimin e PBB-së për të vlerësuar pasurinë e kombeve.

Gallup, një kompani sondazhezh, ka anketuar persona në 145 vende për aspekte të ndryshme të mirëqenies. Shumë nga të cilat lidhen fort me PBB për frymë.

 Për të marrë një shembull të dukshëm, pothuajse të gjithë rezidnetët në 10% të vendeve në krye të listës thonë se kanë mjaft para për ushqime, krahasuar me vetëm dy të pestat e atyre që janë në fund të 10%. Çuditërisht, shumë tregues jo-financiar gjithashtu ndjekin ngushtë PBB-në për frymë. Rezidnetët në 10% e vendeve në krye shenjojnë situatën e jetës së tyre si shtatë nga dhjetë, krahasuar me vetëm 4 prej 10% të vendeve në fund të listës.

Ata gjithashtu kanë mbështetje nga familjet e tyre, janë të sigurt në lagjet e tyre dhe kanë besim te politikanët e tyre – megjithëse ankohen pothuajse aq sa njerëzit në vendet e varfëra për mungesën e pushimeve dhe strehimit të përballueshëm.

Studiuesit nuk dakordësohen se sa shkalla e vlerës së pasurisë kombëtare shkakton kënaqësi në jetën e qytetarëve. Qytetarët e disa vendeve janë të dëshpëruar, ndërsa PBB për frymë është rritur, një paradoks i përmendur nga Richard Easterlin, një ekonomist amerikan.

Por një mënyrë për të provuar nëse paraja blen lumturinë është të analizohet se çfarë ndodh kur ajo ikën.

Studimet e recesionit global të mëparshëm në 2009 sugjerojnë se vështirësitë ekonomike vërtet çojnë në mjerim emocional. Akademikët gjetën rënie të kënaqësisë së jetës dhe elementë të tjerë të mirëqenies në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende europiane, megjithëse efektet ishin të kufizuara kryesisht për njerëzit që humbën punën e tyre. Adam Mayer nga Universiteti Shtetëror i Kolorados zbuloi se në mesin e europianëve me pasuri dhe arsim të ngjashëm, ata që kishin humbur punën së fundmi dhe që luftonin për të blerë ushqime bazike kishin përshtypjen më të keqe për jetën.

Covid-19 do t’i lejojë ekonomistët të hetojnë më tej këtë model. Parashikimi i fundit i FMN-së tregon për një rënie të PBB-së globale, të varur nga  fuqia blerëse, prej 4.9% këtë vit. Nëse recesionet e kaluara janë ndonjë udhëzues, tronditja e rëndë këtë herë, do të ketë efekte të gjata. Ekonomitë përfundimisht do të rriten në nivelin që ishin para pandemisë, por do të jenë më pak të pasura sesa po të mos kishte ndodhurt pandemia . Numri I të infektuarëve me koronavirus është I madh, po ashtu edhe humbjet e jetëve dhe dollarëve njëkohësisht. Por duke pasur parasysh lidhjen midis PBB-së  për frymë dhe treguesëve të Gallup për mirëqenien, mund të ketë një ndikim të qëndrueshëm edhe në cilësinë e jetës së botës.

Burimi: The Economist/ Solli në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë