Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Adjola Lakrën për vrasjen e Hekuran Billës.
26-vjeçarja Adiola Lakra u përdor si karrem për të nxjerrë 40-vjeçarin Hekuran Billa, e cila njëkohësisht u bë dhe bashkëpunëtore në vrasje.
Adiola Lakra nga Berati dyshohet se kishte kontakte dhe ishte në një marrëdhënie me Hekuran Billën, i cili kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ndërkohë që në Angli kishte vuajtur dënimin me burg për vrasjen e një bashkëkombësi, Prel Markut, vëllai i të cilit mori hak 14 vite më vonë në Tiranë për të ekzekutuar Hekuran Billën.
Viktor Marku u arrestua pak ditë më vonë në Mal të Zi teksa më parë u arrestua Sebastiano Mali, nipi i tij i cili u bë bashkëpunëtor në vrasje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.