Jete & Stil

Masazhi më i rrezikshëm në botë

Duket e rrezikshme por Dao Liao e cila përkthehet si “masazh me thika” ose “terapi me thika”, besohet se ka aftësi shëruese fizike dhe emocionale dhe është një formë e mjekësisë kineze që mendohet të jetë më e vjetër se 2000 vjet. Praktikantët thonë se ajo u krye për herë të parë nga murgjit në Kinën antike dhe u përhap në Japoni në Dinastinë Tang më shumë se 1000 vjet më parë dhe në Tajvan pas Luftës Civile Kineze në vitet ’40.

Ndërsa masazhi me thikë është i vështirë për tu gjetur sot në Kinë dhe Japoni, ai ka pësuar një ringjallje në Tajvan vitet e fundit pasi njerëzit e kanë kërkuar atë të merren me streset e jetës moderne.

Qendra e edukimit “Masazhi i Artit antik i thikës Dao Liao” në Taipei ka trajnuar praktikues për gati katër dekada. Ato kanë 36 degë në Tajvan, 15 prej të cilave janë hapur në pesë vitet e kaluara. Ata gjithashtu kanë mësuar njerëz nga e gjithë bota, nga Japonia në Hong Kong, Francë, Kanada.

Sot, njerëzit kërkojnë thikën e terapistëve për të ndihmuar në lehtësimin e sëmundjeve fizike, për të përmirësuar cilësinë e gjumit dhe të reduktojnë dhimbjet.

Thikat synojnë pikat e presionit, të ngjashme me llojet e tjera të mjekësisë kineze si akupunkturë por praktikuesit gjithashtu besojnë se thikat e çelikut kanë një fuqi të padukshme.

Para se të hynte në botën e masazhit të thikës 15 vjet më parë, drejtori i qendrës Hsiao Mei-fang mësoi trajtime bukurie dhe masazhet meridianë, një lloj tjetër i ilaçit tradicional kinez që u përqendrua në rrjedhjen e energjisë së trupit por ajo tha se ndihej e lodhur çdo mbrëmje sepse “energjia e keqe” nga klientët po transferohej tek ajo përmes masazhit me duar.

“Kam marrë më shumë të ardhura, por nuk munda të fle,” tha ajo.

Një ditë, një nga studentët e saj i tregoi për masazhin me thikë ku thikat e çelikut kanë për qëllim të thithin energjinë negative nga klienti. Sot, Hsiao thotë se e sheh veten si një “gjuetare fantazmë”, duke gjurmuar veprimet dhe rezultatet nga jeta e mëparshme e klientëve të saj.

“Për mua, unë me të vërtetë ndjej se masazhi me thikë ndonjëherë është si fantazma gjuetie, e kaluara juaj, jeta juaj e mëparshme,” tha ajo.

Terapistët kanë disa rregulla që duhen ndjekur. Për shembull, nëse ata janë me humor të keq, ata nuk duhet të japin masazh me thikë sepse “transferojnë energji të keqe te klienti”. Në çdo rast, të bësh masazh me dy thika kur jeni në gjendje të keqe nuk duket si një ide e mirë.

Për të mbajtur energjitë e tyre të pastra, të gjithë praktikuesit mbajnë një dietë vegane. Hsiao dhe grupi i saj i terapistëve gjithashtu zgjohen para orës 05:00 çdo mëngjes, bëjnë 100 lloje ushtrimesh dhe kryejnë terapi me thikat e tyre tek jastëkët për të mbajtur nën kontroll energjinë e tyre.

“Në kulturën tonë, ne besojmë se energjia pozitive është gjithçka. Nëse energjia juaj është e ekuilibruar, kjo do t’ju ndihmojë ti shihni gjërat qartë.”

Disa klientë vijnë për t’u konsultuar me Hsiao, e cila përdor një tabelë të vogël rrethore me një busull në qendër për të ndihmuar klientët e saj të gjejnë drejtimin ose qëllimin e tyre në jetë. Kjo është një tabelë divinie, e bazuar në një tekst të lashtë kinez të quajtur I-Ching, ose Libri i Ndryshimeve.

“Është sikur unë të vendosësh të dhënat e klientëve në Google tim. Nëse unë shkruaj të dhënat e klientëve do ti njoh duke ditur të shkuarën e në këtë mënyrë do mund t’ju jap këshilla shumë lehtë.” thotë ajo

Michael Stanley-Baker, një historian i mjekësisë dhe fesë kineze në Universitetin Teknologjik Nanyang në Singapor, tha se masazhi me thikë është një teknikë që është e zotërueshme dhe spektakolare por metoda të tilla shikohen me dyshim dhe krijojnë një konfuzion mes mjekësisë dhe metodave të tilla popullore.

Nga ana tjetër, Hsiao tha që ajo nuk ka nevojë të bindë askënd për efektivitetin e terapisë me thikë, pasi njerëzit do të besojnë nëse i kuroni ata nga sëmundjet e tyre. “Ata do të shkojnë në kaq shumë dyqane ose do të provojnë terapi të ndryshme dhe pas përvojës së tyre do të gjejnë më të mirën,” tha ajo.

“Klientët e mi e shohin masazhin me thikë më shumë sesa një masazh. Padyshim që qetësohen dhe e shohin jetën me ngjyra, ndryshe nga bardh e zi që e shikonin para masazhit”, thotë ajo

Burimi:BBC. Përktheu: Gazeta “Si”

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë