Rend dhe Ligj

Godet me grushte drejtorin e bankës në Berat, arrestohet 52-vjeçari

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 52-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur me grushte drejtorin e një banke të nivelit të dytë në ambientet e punës.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet T. K., i cili pas një debati me drejtorin e kësaj banke, ka dhunuar këtë të fundin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë