Është çelur gara ndërkombëtare për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu (Adriatiko-Jonian) dhe projekt i procesit të Berlinit.
Projekti i fizibilitetit është prezantuar nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku e cila bëri me dije se investimi prej 1,2 mld eurosh që do të nisë më 2024-ën do të jetë me mekanizmin Partneritet Publik Privat dhe do të zgjasë për 35 vite.
Sipas Ballukut ky aks përbën pjesën më të rëndësishme të korridorit dhe zë 37% të tij.
Niset nga Miloti deri në By Passin e Fieirt po me synim për ta shtuar edhe në veri
Sipas projektit, 53 km do të jenë gjurmë rruge të reja dhe 62 km rehabilitim të kategorisë A dhe B të rrugëve ekzistuese. Ajo që është e rëndësishme, do të shoqërohen me rrugë alternative pa pagesë.
Ministrja tha se Milot – Fier do të jetë me pagesë dhe llogaritë për tarifën janë bërë duke marrë parasysh pagën mesatare. Tarifa do të jetë 0,075 euro për km për makinë.
Shteti në këtë projekt PPP do të garantojë në 16 vitet e para 10% të vlerës së investimit në skenarin më të keq nëse ai nuk realizohet sipas kontratës së nënshkruar.
Trafiku i parashikuar për vitin e parë është 32 makina për tu dy-fishuar në 2055-ën.
Shpejtësia maksimale që do të aplikohet është 110 km në orë dhe i gjithë korridori nga Miloti në By pasin e Fierit do të përshkohet për 1 orë e 15 minuta duke u bashkuar edhe me pjesët e tjera të projekteve të përfunduara Levan-Fier dhe By-pasi i Fierit.
Ky projekt strategjik pritet të lehtësojë trafikun dhe të ndikojë në tregti dhe përmirësimin e logjistikës, krijimin e vendeve të reja të punës, etj.
Minstrja Balluku bëri me dije se pas mesditës dokumentet do të jenë në faqen e APP-së për garë ndërkombëtare.
Komania që do të udhëheqë asistencën teknike është Hill International dhe granti është lëvruar nga Komisioni Europian.
Ministrja e Financave Anila Debaj në fjalën e saj u shpreh se kjo nuk është vetëm një vepër infrastrukturore, por ekonomike, i shërben bujqësisë, tregtisë edhe kulturës tonë.
“Do të mobilizojë një zhvillim nga Veriu në Jug dhe do të lidhë Shqipërinë me vendet e Rajonit dhe Europës. Projekte të njgjashme në botë kanë dy-fishuar zhvillimin ekonimk. Impakti i Milot-Fier prite të jetë 1,4 mld euro dhe do të çelë 22 mijë vende pune”- tha Denaj.
Kryeministri Rama që në krye të herës sqaroi arsyen pse projekti u vendos të investohet me PPP.
“E kemi shpallur ambicien për Korridorin Blu qysh në krye të herës dhe është vendosur në tryezën e procesit të Berlinit, është kthyer në një prioritet për procesin e Berlinit, më pas është bërë i mundur financimi për mbështetjen teknike. Për fillimin e punës për këtë korridor duke parë vit pas viti ngadalësinë e madhe dhe hendekun e madh mes çka në procesin eBerlinit është vendosur në tryezën politike dhe mekanizmat e pashmangshëm të burokrtacisë europiane kanë sjellë, ne hodhëm një hap duke mos pritur në pafundësi, por duke vepruar. Në atë hap zgjodhëm partneritetin publik privat si mekanizëm financimi për dy pjesë të këtij korridori Milot Balldren dhe Thuman Kashari. Dy koncesione të sulmuara egërsisht dhe pafytyrësisht nga kundërshtatërët e çdo pune dhe përpjekje për ndryshim”- shpjegoi kreu i qeverisë duke vijuar më tej se “Më pas në kushtet e një situate të re të krijuar, kur ne u angazhuam për paktin për universitetin vendosëm të spostojmë volumin për Thuman-Kasharin për krijimin e një hapësirë të re fiskale në funksion të transfromimit të të gjitha kushteve të jetesës dhe mësimit të studentëve. Nga Bashkia e Tiranës jemi duke punuar dhe shumë shpejt do të nisim çeljen e garës për Kampusin e Ri Universitar dhe Akademinë e Sigurisë dhe Arteve”.
Milot-Balldren, tha kryeministri Rama, është ende në një proces kohor të paezauruar, kjo është edhe arsyeja pse për momentin flasim për Milot-Fier me një formulë të re, që nuk e rëndon shtetin përveçse me një garanci minimale trafiku prej 10% të investimit.
“Do të kemi një aks të Korridorit Blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në unazën që lëviz një pjesë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik. Me këtë aks do të ndodhë një transformim kolosal në çdo aspekt. Nëse do të shohim bilancin e vdekjeve dhe plagosjeve të të gjitha aksidenteve në Milot-Tiranë është për të vënë duart në kokë, është bilanc lufte, pavarësisht faktit të uljes së aksidenteve, jemi në nivel të papranueshëm të humbjes së jetës dhe plagosje. Me këtë investim nga Morina në Fier do të shkohet për tre orë”- tha kryeministri.
Aksesi për vziitorët nga Kosova për në bregun e Jonit, pëmendi kreu i qeverisë, do të jetë shumë i shpejtë dhe shumë i sigurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



