Rend dhe Ligj

Vlorë, makina përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një makinë përplas për vdekje një të moshuar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në rrugën dytësore të Lungomares ku një automjet tip “BMW” ka përplasur një të moshuar me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë.

Viktima po ecte në këmbë, teksa mbi biçikletë kishte vendosur qeset e pazareve.

I moshuari që është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve është 75-vjeçari Qemal Lamani.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë