Rend dhe Ligj

Kalimi i paligjshëm i klandestinëve, goditen 3 raste në Devoll, Maliq dhe Pogradec

Policia e Korçës ka realizuar operacionin policor “Perimetri”, ku janë goditur 3 raste të kalimit të paligjshëm të klandestinëve nga jashtë vendit për në Shqipëri ose anasjelltas për në Greqi ose në Mal të Zi kundrejt fitimit.

Rasti i parë u godit në Devoll, ku u arrestuan dy persona, si dhe u shpall në kërkim një i tretë pasi i premtuan një 32-vjeçari se do e kalonin ilegalisht për në Greqi kundrejt shumës 320 euro.

Në pranga është vënë shtetasi E. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, si edhe u shpall në kërkim I. T., 28 vjeç, banues në fshatin Vishoticë, Devoll. “Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, i kishin premtuar kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kundrejt shpërblimit prej 300 euro, një 32-vjeçari, i cili u kap nga shërbimet e policisë kufitare dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë”, njofton policia.

Ndërkohë, në Pogradec u arrestua një 33-vjeçar, i cili në fugonin e tij kishte 13 të huaj që do i transportonte në një destinacion.

“Rasti i dytë është evidentuar dhe goditur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, ku shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga  shtetasin  E. T., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur “Enkelana” në Pogradec, ky shtetas, u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, duke transportuar me mjetin tip fugon 13 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në Maliq, dy persona nga Rrësheni dhe Fushë-Kruja u arrestuan pasi me automjet po transportonin 4 palestinezë.

Këta shtetas në momentin e ndërhyrjes së policisë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë tentuar të largohen, por janë vënë pranga.

Po gjatë javës së fundit, është goditur edhe një tjetër rast ku në Pogradec është vënë në pranga shtetasi I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke transportuar 11 shtetas nga vendet e treta.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/671633086756102/?__xts__[0]=68.ARBRyy5r316SxbpMN9D85638nwd3rALfujLBHP18P5FSOJIbQX_DMHtVAcSY2kKU3ZWM80JBlro5lGFGI-HdAoLs-NHLs4tKH4QqlnGMeucJ8uDVwhSxmneRzxtqb1ePpj_lp2D3KdRxPK-Pg_UURvsFQiRQeE2rxu5rz7AjPd4peN4rytDV1Lh8oXbdVLMC2rx-SH1lsI5GTDjQ85LpQIxk5gC7MLYmVE_JsMFH1yAym1V-VX3IIRQ3Lpb6j2xuDNwdyvJiNrQErhvpSlAjs_4NWHZ59H4sMOpMAvO0sh1KiNv3Eua8ojEr8jMRVuKioTaDx83yfh-VtKpxjxFgzpdoMuiiDMAwt06Xt8Bs&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë