Mjedis

Thahet Europa? Pamjet satelitore tregojnë se toka ka pak ujë pas dimrit më të nxehtë dhe pranverës së thatë

Europa po përballet me një mungesë të madhe të ujit për vitin e tretë me radhë pasi viti 2020, vazhdon të jetë një nga vitet më të nxehta në të gjithë botën.
Dimri i kaluar ishte më i ngrohti dhe kjo gjë u shënua në rekord për Europën, pasi nuk kishte ndodhur më parë.
Në maj, pati një valë nxehtësie dhe parashikimi për verën gjithashtu mendohet të jetë i ngrohtë dhe i thatë.

Europa Lindore filloi të shihte thatësirën meteorologjike në fillim të pranverës dhe këto kushte atmosferike pastaj u përhapën në Evropë.
Niveli i ujit nën tokë në disa zona u pakësua në fund të majit dhe në fillim të qershorit u zëvendësua përsëri kur pati stuhi shiu të vazhdueshme.
Meteorologët europianë kanë parashikuar se qershori, korriku dhe gushti do të shohin nivele nën mesatare të reshjeve për Evropën Jugore dhe Lindore.

Të dy hartat tregojnë nivel të ulët të ujërave nëntokësorë dhe lagështi të tokës në zonën rrënjësore, ku uji është i disponueshëm për të mbjellat.
Përqindja e lagështisë mat sesi nivelet e ujërave nëntokësore dhe lagështirës së tokës krahasohen me rekorde afatgjata për muaj më parë.

Zonat me ngjurë blu të errët kanë më shumë ujë se zakonisht dhe zonat me ngjyrë portokalli dhe të kuqe kanë më pak.
Uji nën tokë është një burim që përdoret për ujitje të bimëve dhe ujë të pijshëm, i cili kërkon më shumë kohë për t'u rikthyer sesa lagështia e zonës sipërfaqësore dhe rrënjësore.

Shkencëtari i Wolfgang Wagner tha se në vitet e fundit, Evropa Qendrore ka përjetuar një seri thatësirash të shkaktuara nga modele jashtëzakonisht të qëndrueshme të motit dhe temperaturave të larta që lidhen me ndryshimet klimaterike.

"Fakti që disa rajone kanë provuar thatësiren në disa vite rresht, tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje
dhe kjo për shkak të rënies së nivelit të ujrave nën tokë," shprehet ai.

Këtë pranverë Republika Çeke raportoi se gati 80 përqind e puseve të saj ishin duke pësuar thatësirë. E disa prej ekspertëve e quanin thatësirën më të keqe që ka parë vendi që para 500 viteve.

Burimi:Daily Mail/Përktheu: Gazeta "Si"

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë