Rend dhe Ligj

Plagosi me çifte bariun 21-vjeçar në Delvinë, policia vë në pranga autorin

Policia e Delvinës ka arrestuar një person, për ngjarjen e mbrëmjes së të premtes në malin e Cerasë, ku mbeti i plagosur shtetasi Lulzim Kasemi.

Falë veprimeve të shpejta të policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, të cilët i është sekuestruar edhe arma e gjahut me të cilën plagosi të riun. Sipas burimeve nga policia ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku pas një debati 22-vjeçari plagosi në këmbë Lulzim Kasemin. 21-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë