Rend dhe Ligj

Atentat me armë zjarri në Elbasan, shënjestra një 48-vjeçar

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 00:30 të mëngjesit. Petrit Çarçiu, 48 vjeç, dhe i biri janë qëlluar teksa po ktheheshin në banesën e tyre në fshatin Byshek, Elbasan.

Ai ndodhej në automjetin e tij në momentin kur u qëllua nga atentatorët. Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur.

I plagosuri njihet si person me precedentë penalë. Gjithashtu, dy vëllezërit e Petrit Çarçiut aktualisht janë duke vuajtur dënimin jashtë shtetit për probleme me drogë. Ndërkohë, në fshatin ku jeton 48-vjeçari, tri herë i kanë djegur lokalin dhe në të kaluarën është akuzuar për dhunë në familje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë