Policia e Shtetit ka asgjësuar përgjatë një operacioni që ka nisur qysh prej disa muajsh, një rrjet trafikantësh shqiptarë, që trafikonin në mënyrë ilegale qytetarë nga Lindja e Mesme drejt vendeve europiane kundrejt parave. Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal janë dokumentuar rreth 4 raste të trafikimit të personave nga ky grup dhe sipas të dhënave këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Stafeta”, janë arrestuar shtetasit;
1. Ali Osmanaj 36 vjeç banues në Tiranë
2- Aida Velcani39 vjeç banues në Tiranë
3- Mentor Isufi 30 vjeç banues në Tiranë
4- Anamaria Bengaj 20 vjeçe banuese në Tiranë
5- Ardit Pinderi 21 vjeç banues në Korçë
6- Melinor Pinderi 19 vjeç banues në Korçë
Gjatë këtij operacioni policor janë mundur të sigurohen prova materiale të përfitimeve të këtyre personave nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 12.000 euro, 1 milion lekë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 10 aparate celularë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave, si dhe dy automjete që shërbenin për të transportuar emigrantët.

Materialet procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’’ dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



